Vaksinat e sëmundjes gungore s’kanë ardhur ende (Video)

Aktuale September 14, 2016 - 20:07

Numri i gjedheve të prekura nga sëmundja gungore po shënon rritje, për sa kohë që në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat shëruese për këtë sëmundje.
Furnizimi me këto vaksiona, në fakt, ishte paralajmëruar kohë më parë.
Mustafë Krasniqi nga fshati Makovc i cili ka 16 krerë gjedhë, thotë se ndihet i frikësuar për shkak të mosvaksinimit për parandalimin e kësaj sëmundje transmeton Tribuna Channel.

Krasniqi, ndihet i frikësuar se edhe gjedhet e tij do të mundë ta pësojnë si gjedhet e tjera të prekura me sëmundjen gungore të lëkurës.