AAK akuzon LDK- në për keqqeverisje në Pejë

Aktuale September 14, 2016 - 20:32

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka akuzuar përsëri Lidhjen Demokratike të Kosovës për keqqeverisje në qytetin e Pejës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar të mërkurën.

Sipas partisë opozitare, vlerësimin e saj për keqqeverisjen e LDK'së në Pejë e ka mbështetur një raport i publikuar nga Auditori të Përgjithshëm, i titulluar "Performanca financiare dhe shërbimet e ofruara në komuna në vitin 2015".

Ky raport ka krahasuar të dhënat e 35 Komunave në 7 fushat kryesore si dhe ka poentuar këto të dhëna në bazë të kritereve duke dhënë një pasqyrë të performacës së Komunave.

Sipas këtij raporti, që e citon komunikata, komuna e Pejës është e 21 nga 35 Komuna që ka Kosova sa i përket investimeve kapitale për vitin 2015, ngase ka shpenzuar vetëm 23% të buxhetit për investime kapitale që kanë pësuar rënie prej 9% nga 2014, ndërsa për nga mënyra e shpenzimeve të të hyrave ajo zë vendin e 28.

Peja shpenzon më shumë se 32 Komuna të Kosovës në mallra e shërbime, ka thënë raporti, citon AAK.