Kryeministri takon banorët e brezit kufitar Kosovë-Mali i Zi

Aktuale September 15, 2016 - 20:30

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të konsultimeve të gjithanshme që ka nisur lidhur me procesin e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka takuar sot dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar, ka bërë të ditur Kryeministria nëpërmjet një komunikate.

Kryeministri, i shoqëruar edhe nga ministri Kujtim Shala, kryetarët e Pejës e Istogut dhe deputetë të Kuvendit, kanë dëgjuar të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin, thuhet në komunikatë.

Kryeministria ka bërë të ditur se Mustafa do të vazhdojë konsultimet me të gjitha subjektet e interesuara, drejtuesit e organeve shtetërore puna e të cilave lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi dhe përfaqësuesit politikë të interesuar për të kontribuuar në procesin e sqarimit të të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.