Jevtiq: Në Kosovë rruga është bërë vendi ku merren vendimet

Aktuale September 17, 2016 - 19:03

Ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se në Kosovë është bërë rruga vendi ku po merën vendimet në vend që të punohet në forcimin e institucioneve, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Jevtiq duke folur për protestën e studentëve tek kisha ortodokse brenda Kampusit Universitar, tha se disa po duan që përmes rrugës të bëjnë veprime kundër serbëve në Kosovë.

“Dikush dëshiron që vetëm në rrugë kryej diçka që është radikale dhe kundër serbëve në Kosovë. Kjo nuk është vetëm ajo që është parë sot në qendër të Prishtinës, por edhe ajo që ndodhi në Mushtisht, në Gracë, por edhe çdo problem tjetër që ende nuk është zgjedhur për serbët e Kosovës”.

Siç thotë ai, është një shumicë që nuk i pranojnë serbët në Kosovë.

Sipas tij, problemi më i madh është mungesa e zbatimit të asaj që është rënë dakord deri më tani.

“Ne nuk do të jemi vetëm për dekor në Qeverinë e Kosovës, unë nuk jam për hapa radikalë në qoftë se ne duam ta përmirësojmë situatën, por unë mendoj se është shumë e rëndësishme që disa gjëra të ndryshojnë”.