Ahmeti: Thaçi pa Serbinë është vetëm i akuzuar potencial i Speciales

Aktuale September 17, 2016 - 21:15

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka komentuar Presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit shkroi në Facebook se Kisha në Kampusin Universitar nuk guxon të preket dhe se protesta e studentëve ishte e turpshme.

Ahmeti ka thënë se Thaçi është relevant çdo herë para faktorit nderkombëtar atëherë kur bën koncesione me Serbinë.

Ahmeti tutje ka thënë se nuk duhet ta lemë këtë njeri të lë me pasoja shtetin tonë.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

Hashim Thaci është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale.

LEXO:  Kadri Veseli: Shpend Ahmeti ka dështuar, Prishtina nuk e meriton këtë udhëheqje!

Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaci krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zene vendin tek koncesionet.

Kosova do të mbetet edhe pas Thacit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë.