Këshilltari i Thaçit: Shpend Ahmeti po mbështet zollagjinjët

Aktuale September 17, 2016 - 22:50

Ismail Syla, këshilltar i presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook kishte kritikuar presidentin Thaçi.

Syla, në postimin e tij në Facebook shkruan se  është i njohur fakti që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vend që të punojë nga zyra në të mirë të qytetarëve, gjithmonë iu ngjitet protestave dhunës dhe kaosit që bëjnë pjesëtarët aktivë të dhunshëm të Vetëvendosjes.

"Deri dje mbrojti çdo veprim të gazit lotsjellës, të bombardimit të Parlamentit me "zolla" të nxjerrjes me dhunë të qytetarëve nga vetura, të përleshjeve me policinë e Kosovës, duke kontribuar në rrënimin e kryeqytetit, e sot u bë zëdhënës i një grupi të vogël studentësh që "trimërisht" ia mësyn kishës serbe në Kampusin e UP", shkruan Syla.

Ai më tej shkruan se  Shpendi më me qejf thumbon postimet e Presidentit të Kosovës, i cili me të drejtë prononcohet kundër veprimeve vandale dhe harron se kështu ai përkrah veprimet zollaxhinjve.

"Atyre që kërcënojnë sigurinë familjare të drejtorit të RTK-së, atyre që në emër të bindjeve politike nga Skandinavia deri në Greqi Kosovën e kanë identifikuar si vend ku hidhet gazi lotëtjellës dhe ku Parlamenti goditet me zollë", shkruan Ismail Syla.