Selimi: Kisha brenda Kampusit Universitar nuk meriton të respektohet

Aktuale September 18, 2016 - 21:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka thënë se kisha ortodokse e cila ndodhet në kampusin universitar, është objekt i kohës së mohimit të shkollës shqipe.

Sipas tij, kjo kishë nuk është as objekt i kultit fetar, prandaj nuk meriton respekt.

LEXO EDHE: Muhamet Mustafa: Kisha s’duhet rrënuar, është dëshmi e gjenocidit

Postimi i plotë i Selimit:

KISHA SERBE E KOHËS SË MOHIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE

Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e till.

Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit.

Kisha serbe ortodokse ka mjaftë (madje tepër) hapësira për të predikuar antishqiptarizmin e vet.

Image