Kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video)

Aktuale September 19, 2016 - 22:23

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë larguar nga hapësira para objektit banesor të lagjes Dardania në kryeqytet, ku sot u nxorën dhunshëm banorët.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, tha se me ndërmjetësimin e tij policia është larguar nga aty.

Ai kërkoi që kryetari i Komunë së Prishtinës, shpend Ahmeti të japë dorëheqje.

LEXO EDHE: Dymbëdhjetëvjeçarja hidhet nga kati i tretë në 'Dardani'

Forcat policore ishin mbledhur te objekti banesor sot gjatë ditës për të zbatuar vendimin e Gjykatës e cila i obligon banorët të lirojnë banesat.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër duke u përleshur pak me Policinë. Pati të arrestuar por edhe të lënduar.

Ndërmarrja Banesore, e cila pretendon se është pronare e këtyre banesave është e këmbëngulur që të zbatojë vendimin e Gjykatës.

Ajo madje kishte angazhuar punëtorë dhe kamionë për largimin e orendive nga banesat e uzurpuara. /Telegrafi/