Historiku i gjeneralit Jackson në krye të KFOR-it në Kosovë (Video)

Aktuale September 20, 2016 - 21:55

Avionët e NATO-s kishin intensifikuar sulmet ajrore në ish-Jugosllavi.

Ndërkaq, në tokë në shenjë hakmarrjeje, strukturat serbe të sigurisë po vazhdonin vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në fillimin e verës së vitit 1999.

Bashkësia ndërkombëtare në përpjekje për të gjetur zgjidhje kishte caktuar takim me strukturat serbe në Kumanovë të Maqedonisë.

Bashkimi Evropian kishte deleguar diplomatin finlandez Martti Ahtisaarin, ndërkaq rusët ministrin e jashtëm Viktor Chernomirdin.

Pas disa ditë negociata, pala serbe pranoi që ti tërheq të gjithë ushtarët e policët nga Kosova, ndërkaq kontrollin ndaj këtij territori ta ketë misioni i NATO-s, i quajtur KFOR. /KlanKosova/