Ja në çfarë gjendje iku nga Shqipëria biznesmeni libanez (Foto)

Aktuale September 20, 2016 - 21:57

Omnix Albania, kompania që do të investonte 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri.

Vendimi vjen dhjetë ditë pasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u rrah brutalisht nga persona, të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.

“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Lalëz”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Mitri tashmë u largua nga Shqipëria në gjendje të rëndë shëndetësore.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

Por dhjetë ditë më parë, disa persona dhunuan fizikisht presidentin e Omnix Fadi Mitri. Policia ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz.

Image