Engel: Amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosova (Video)

Aktuale September 20, 2016 - 22:20

Në kuadër të sesioni i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u takua edhe me kongresisti amerikan Eliot Engel, i cili ka përsëritur se SHBA-të qëndrojnë përkrah Kosovës

Mustafa gjatë qëndrimit në Nju Jork, mori pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”, të Iniciativës Globale Clinton.

Kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqërisë civile, ku i ka njoftuar për progresin e arritur në Kosovë, në të gjitha fushat, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Delegacioni i Kosovës u takua edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.

Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-vë për shtetin e Kosovës në proceset e saj eurointegruese, raporton rtv21. Po ashtu kongresisti, Engel ka potencuar se shteti i Kosovës ka arritur shumë për një kohë të shkurtër dhe po ashtu se amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosovën dhe po ashtu Kosova nuk ka miq më të mirë se SHBA-ja.

Kurse nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se kongresisti amerikan, Eliot Engel është mik i madh i Kosovës dhe njeriu i cili e ka përkrahur gjithmonë pavarësinë e Kosovës.

Tutje Mustafa ka thënë se është i kënaqur me vëmendjen të cilën Eliot Engel së bashku me SHBA-at po ia kushtojnë shtetit të Kosovës.