Sadri Ferati: Demokracia në Kosovë nisi me LDK-në

Aktuale September 20, 2016 - 23:04

Sadri Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po konsideron se Kosova ka hyrë në epokën e demokracisë në vitet 89-90, kohë kjo kur edhe është themeluar LDK-ja.

Ferati ka thënë se përkundër që demokracia filloi në vitet e 90-ta, institucionet janë themeluar 10 vite më vonë, pas luftës më 2000.

Ai shtoi se demokracia është mënyra e marrjes së vendimit për diçka ndërsa tjetra varet nga ajo se si ne i marrim vendimet.

Ferati tha se njëra prej shtyllave për të parë se sa demokratike është një shoqeri, ajo matet dhe peshohet me raportin e shumicës dhe pakicës, ndërsa tjetra sipas tij është ndikimi i institucioneve tek to.

Gjatë bisedës në emisionin ‘Click’ në rtv21, Ferati shtoi se nëse mediat, shoqëria civile, institucionet fetare, janë të lira atëherë ndërtohet një sistem demokratik që i bënë presion shumicës dhe pakicës.

Ai shtoi se sa më shumë që t’i respektojmë parimet e demokracisë aq më shumë kemi mundësi që të ndërtojmë institucione të fuqishme dhe të avancojmë jetën.