Sfidat e patejkalueshme të Qeverisë (Video)

Aktuale September 20, 2016 - 23:45

Kryeministri Mustafa e tërhoqi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, me arsyetimin se nuk pranon koncesione në dëm të shtetit.

Nuk përmendi emra se kush po e kushtëzonte, por me 1 shtator, shefi i Qeverisë, Isa Mustafa dha vetëm një zotim: Marrëveshja nuk do të rinegociohet!

Kjo deklaratë nuk ndikoi aspak tek protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, që ta shpallin triumfin e një beteje, që ata e quanin, betejë në mbrojtje të hapësirës territoriale të shtetit.

Analistët nuk presin ndonjë rezultat nga takimet e paralajmëruara nga kryeministri për demarkacionin, përderisa opozita e konsideron Demarkacionin çështje të vdekur. /Tribuna Channel/