Mali i Zi do të shndërrohet në Kuvajt të ri – nis kërkimi i naftës dhe gazit në bregdet

Aktuale September 26, 2016 - 20:16

Së shpejti, për herë të katërt në 102 vitet e fundit, fillojnë kërkimet për naftë në bregdetin malazez.

Dritën e gjelbër për këtë kërkim e ka dhënë javën e kaluar Qeveria e Malit të Zi me nënshkrimin e marrëveshjes me konzorciumin italiano-rus, Eni Novatek për koncesionimin e prodhimit të hidrokarbureve në bregdetin malazez, transmeton lajmi.net.

“Gjetja e rezervave komerciale të naftës dhe gazit do të thoshte vendosja e themelit të një industrie të re në vendin tonë, e cila do të kontribuonte në rritjen e prodhimit bazë, si dhe rritjen e shpejt të ekonomisë”, ka thënë kryeministrit i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

“Optimizmi ynë është po aq real duke pas parasysh konceptin e projektit kërkimor të bazuar në këshillimet nga Norvegjia. Kemi përdorur modelin e këtij shtetit shumë të zhvilluar, këtij shteti mik, që është shembulli më i mirë ndërmjet marrëdhënieve të ruajtjes së ambientit, prodhimit të naftës dhe sektorit mbështetës”, ka shtuar ai.

Ministri malazez i ekonomisë, Vlladimir Kavariq ka thënë se rruga deri tek nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka zgjatur gati shtatë vjet, transmeton lajmi.net.

Gjiganti italianit i prodhimit të naftës dhe gazit, Eni, dikur Agip, dhe kompania ruse Novatek vitin e kaluar janë shpallur fitues të tenderit.

Në kuadër të programit punues, i cili në këtë periudhë të kërkimeve ka vlerë prej 85 milionë eurove, kurse në periudhën e dytë, 12 milionë euro, është njoftuar nga qeveria malazeze.

Koncesionimi është dhënë për 30 vjet. Në rast se gjendet naftë dhe gaz, Eni dhe Novatek në Mal të Zi do të jenë të obliguar të japin nga 62 deri në 68 për qind të profitit të përgjithshëm nga eksploatimi.

A do të bëhet Mali i Zi, siç është thënë më herët, Kuvajti i ri?

Bregdeti jugor i Adriatikut, thonë ekspert, fsheh sasi të mëdha të gazit natyror, por edhe të naftës. Profesori Mihailo Buriq, ekspert për hidrologji nga Podgorica, thotë se mund të priten gjetje të rënda prej rreth 200 miliardë metra kub të gazit.