Enver Hoxhaj promovon librin “Ngritja e nj shteti” në New York

Aktuale September 27, 2016 - 21:10

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka promovouar librin e tij “Ngritja e një shteti” në New York, në një ngjarje të organizuar nga Federata Pan-Shqiptare Amerikane “Vatra”.

Në këtë mbrëmje kulturore morën pjesë dhjetëra pjesëmarrës, si lider të komunitetit shqiptarë, veprimtarë të dalluar, shkrimtarë, poet, gazetarë dhe afaristë, të cilët e pritën me një interesim të madh librin e Hoxhajt.

Fjalën përshëndetëse e bëri kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj kurse për librin foli redaktori i gazetës Dielli, Dalip Greca dhe autori i librit, Enver Hoxhaj. Kryetari Buçaj thksoi se “Vatra ka nderin dhe kënaqësinë që të promovoj këtë libër i cili jo vetëm flet për ngritjen e shtetit të Kosovës, por është një ngjarje kulturore mbarëshqiptare për komunitetin në New York”. “Hoxhaj na dhuroi diçka që i ka munguar shqiptarëve" tha Buçaj i cili e falendëroi ministrin Hoxhaj që promovoi librin e tij në Neë York, pikërisht pas prezantimit të tij në Prishtinë muaj më parë.

Ndërsa Dalip Greca foli për përmbajtjen e librit. “Libri i ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj “Ngritja e një shteti”, analizon aspektet praktike të sjelljes së Kosovës në politikën e jashtme, raportet brenda dhe jashtë, si dhe merr në konsideratë një kornizë intelektuale dhe akademike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Veçmas, Hoxhaj në libër i kushton një kapitull të veçantë ngritjes së cështjes së Kosovës në vitet 90-ta dhe rolin që ka luajtur diaspora shqiptare nëpër botë veçmas ajo në SHBA” ka thënë Greca.

Në fund, vetë autori Hoxhaj falendëroi shqiptarët e Amerikës për këtë privilegj që ta promovoj librin e tij mes tyre që bashkë me Amerikën kanë bërë shumë për ta çliruar dhe pavarësuar Kosovën. “Shqiptarët në Amerikë kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e cëshjes së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe Dapartamentin e Shtetit. Angazhimi i shqiptarëve të Amerikës, ishte jetik edhe gjatë luftës e deri në shpalljen e pavarësisë. Pa ngritjen e Amerikës, nuk do të kishte ngritje të Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Image
Image