Buxheti do ta rrëzojë Qeverinë, thotë Lekaj (Video)

Aktuale October 28, 2016 - 00:05

Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar te AAK'së, ka thënë se pas gjithë atyre patriotizmave që u thanë sot në Kuvend ka degraduar seanca, ngase deputetët më shume u morën me problemet e tyre se me vlerat e UÇK'së.

Lekaj ka thënë se seanca është thirrur të mbrohen vlerat e UÇK-së ku janë dënuar djemtë që e kanë mbrojtur dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

Sipas tij, ky legjislacion ka degraduar sepse po flitet gjithçka, dhe Qeveria ka ngecur në krejt sektorët e saj.

“Kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti. Ky buxhet ka me qenë elektoral. Këta nuk prishen për të mirën e Kosovës”, tha Lekaj në televizionin Rrokum, duke potencuar se në pranverën e hershme vendi duhet të shkojë në zgjedhje.