Simiq: Pa neve, s’ka zgjidhje të qëndrueshme për Trepçën

Aktuale November 03, 2016 - 19:37

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka deklaruar sot se qëndrimi i Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me Ligjin për Trepçën, paraqet konfirmim të qartë se Ligjit për Trepçën është i paqëndrueshme, pasi që nuk mund të merr asnjë vlerësim pozitiv në asnjë analizë të drejt ligjore.

“Zgjidhja më racionale do të ishte që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nëse veç për arsye politike nuk ka dashur ta pranojë ankesën e Listës Serbe në lidhje me Ligjin për Trepçën, ta respektojë mendimin e instancës së dytë më të lartë të gjyqësisë në Kosovë dhe ta anluojë ligjin”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.

“Pas kësaj, do të duhej që një herë e përgjithshme të ndërpritet praktika që për çështjet që janë vitale për popullin serb në Kosovë mos të vendoset pa përfaqësuesit politikë të serbëve, pasi që pa pajtimin tonë, temat si Trepça nuk mund të zgjidhen në mënyrë të drejt dhe të rregullt”, ka vlerësuar ai.

Simiq ka thënë se një zhvillim i tillë i ngjarjeve do të ishte shumëfish më i mirë, pasi që do të shkonte në të mirë të stabilizimit të raporteve politike në Kosovë.