Bie bora e parë për këtë sezon në Kosovë (FOTO)

Aktuale November 03, 2016 - 21:42

Pas ndryshimit të temperaturave në vend dhe pas ditëve me diell, sonte (e enjte) ka filluar të bie bora e parë në Prishtinë.

Bora që filloj në orët e mbrëmjes nuk është e densitetit të madh, por që tashmë e paralajmëroi se dimri dhe ditët e ftohta po vijnë, raporton lajmi.net.

Jo vetëm në Prishtinë, por borë po bie edhe në disa pjesë tjera të Kosovës.

Ndërkaq, në Dragash, tashmë bora ka vënë edhe shtresën e parë.

Ndryshe sot ishte dita më e ftohët e stinës së vjeshtës.

Sipas meteorologëve në vendin tonë edhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të mbaj mot i ftohët. 

Image