Hoxhaj përsërit: SHBA-ja dhe BE-ja mund ta kushtëzojnë Serbinë

Aktuale November 03, 2016 - 22:19

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur gjatë në emisionin Top Story për deklaratën e tij, debatin e shkaktuar dhe nëse ka tensione mes dy shteteve.

Ai ka thënë se vetëm ShBA dhe BE mund ta kushtëzojnë Serbinë kur është në pyetje Kosova.

“Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë.

E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.