Krasniqi: Ku duhet kërkuar zgjidhja nëse jo në zgjedhje?

Aktuale November 03, 2016 - 22:50

Pas zhvillimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pyetur se a duhet kërkuar zgjidhja në zgjedhje, në nënshtrim apo në ikje.

Krasniqi këtë vlerësim e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Lexojeni shkrimin e plotë të Krasniqit:

Kush e dinë, kur institucionet e shtetit kanë rënë në kolaps, cila është zgjidhja? Ne demokraci funksionale, në raste të tilla zgjidhja kërkohet në zgjedhje. Në demokraci jo funksionale, ku kapja e shtetit bëhet kulturë, zgjedhja është – vazhdimi i agonisë! Kjo është duke ndodhur tek ne.

Qeveria që një vit e sa nuk po mund t’i realizon dy marrëveshje te nënshkruara, njërën në Vjenë (demarkacionin) e tjetrën në Bruksel (asociacionin), qytetarët po i ikin, investime e zhvillim nuk ka dhe këta tipa vazhdojnë të prrallisinë: “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”?!!!

Atëherë kush e dinë: Ku duhet kërkuar zgjidhja nëse jo në zgjedhje? Në nënshtrim apo në ikje!