Hilmi Kelmendi pas lirimit tregon si u arrestua nga serbët

Aktuale November 03, 2016 - 23:56

Hilmi Kelmendi i cili ishte arrestuar javën e kaluar në Serbi nën akuzat për “krime lufte” ka rrëfyer në Kosova Direkt në Klan Kosova se si ndodhi procesi i arrestimit.

Kelmendi ka theksuar se ndalimi ka ndodhur në kufirin Kroaci-Serbi pa i treguar arsyet e arrestimit.

“Ndalimi ka ndodhur të dielën në ora 12:00 në kufirin Koraci-Serbi”.

“Komunikimi ka qenë në gjuhën gjermane dhe më kanë thënë se kam një ndalesë nga shteti serb”.

“Më kanë marrë në pyetje në Beograd dhe më kanë thënë që duhet të qëndroj aty”.

“Rasisht të nesërmen kur e ka transmetu televizioni i Serbisë ka qenë një rastësi kur ata e kanë kuptuar në gjuhën serbe se unë jam kinse një terrorist apo pjesëtar i UÇK-së”.

Kelmendi tregon aktakuzat që ishin drejtuar ndaj tij të cilat i sheh si të pabaza.

“Aktakuzat janë të pabaza të cilat UÇK-ja kurrë nuk është marrë me ato raste të cilat qëndrojnë në aktakuzë”.

“UÇK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e pastër”.

“Nuk e kam prit që do të lirohem kaq shpejt por duke falënderuar qytetarët dhe Ministrinë për Punë të jashte arritëm që ta kryejmë shumë shpejt procedurën”, ka thënë Kelmendi.