Haliti: Nëse kaloj nëpër Serbi do të më arrestojnë (Video)

Aktuale November 04, 2016 - 22:51

Xhavit Haliti ka treguar se kur ka qenë hera e fundit që ka udhëtuar për në Serbi. Sonte në emisionin “Argument Plus” të RTV 21, ka folur për situatën politike të vendit e njëra prej tyre ishte në lidhje me atë se a kalon ai nëpër Serbi kur udhëton në shtetet perëndimore.

“Së pari unë nëpër Serbi kam kaluar diku në shkurt të vitit 86 kur kom ik nga Kosova, dhe kam udhëtuar nëpër Serbi me një kamion, nuk shkoj në Serbi”, është shprehur Haliti duke treguar se kjo kishte qenë hera e fundit që ai ka udhëtuar në Serbi.

Sa i përket ndonjë flet-arrestimi të mundshëm për Xhavit Halitin, ai ka thënë se nëse shkon në Serbi do të arrestohej dhe kjo gjë nuk është e panjohur për të.

“Unë jam burgos disa herë nga interpoli në Gjermani, në Itali, në Francë domethënë është një kërkesë që është bërë që në vitin 85, por është akoma në fuqi në Serbi e di që me shku më arrestojnë nuk është e panjoftun kjo për mu”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari i Kuvendit.

Haliti foli edhe për kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të mos udhëtohet nëpër Serbi me ç’rast tha se mendon që kjo nuk vlenë për qytetarët por për ata të cilët siç tha ai e dinë veten se mund të kenë pasoja. Ai tha se nuk do t’i sugjeronte askujt të nisej në Serbi nëse ka flet-arrest të Serbisë pasi që siç tha ai do të arrestohej.