Ahmeti: Astritit i kanë kërkuar në burg që të bashkëpunojë me pushtetin

Aktuale November 10, 2016 - 22:25

Kryetari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se tashmë të ndjerit Astirt Deharit, aktivist i LVV-së, që vdiq në rrethana misterioze në burg, i kanë kërkuar që të bashkëpunojë me policinë kundër Vetëvendosjes.

Sipas Ahmetit ata e shantazhonin Deharin duke i thënë që do t’i japin deri në 10 vjet burg.

“Astritit i kanë shkuar edhe i kanë thanë fillo të bashkëpunosh me pushtetin, se këto aktakuza po vijnë për shkak të Vetëvendosjes. Çfarë pushteti është ky?”, ka pyetur Ahmeti.

“Mirëpo unë kam pyetur babin e Astrit dhe ai më ka treguar se Astrit u ka thënë ‘edhe 20 vjet mund të mi jepni’, duke treguar se nuk do të pranojë bashkëpunim”.

“Cilit institucion t’i besojmë tashmë?”.

“Nuk mundemi t’i besojmë një institucioni që e ka marrë Astritin në pranga dhe e kanë kthyer në arkivol”.

“Në shtete të Europës kur ka raste të tilla, ka hetime gjyqësore që bëhen nga themeli pikërisht nga shteti”.

“Mos të ishte në burg, sot Astriti ishte gjallë”.

“Kjo është për mua neglizhencë, vrasje politike. Sot Astriti nuk është me ne për shkak të vrasjes politike”.

“Nuk po mundemi ne si Vetëvendosje ta përballojmë”.

“Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, vdekja e Astritit është përgjegjësi e shtetit, ne kërkojmë hetim të pavarur, kërkojmë të ketë hetues të familjes. Kërkojmë drejtësi të pafund”.

“Si Shpend, jo vetëm unë por edhe të tjerët nuk besoj që mundemi të flemë rehat në një shoqëri ku mund të arrestohesh pa pik faji dhe të vdesësh në mënyrë të tmerrshme”.

“Për mua ka eskaluar shumë situata, jo vetëm për shkak të Astriti, por në qoftë se shteti është në gjendje me i bë këto punë atëherë kjo është gjendje shumë e rëndë e vendit tonë’’.

Ahmeti i nevrikosur ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta larguar këtë qeveri.

“Unë do të bëj çmos që ta rrëzoj këtë pushtet, do të luftoj që t’i largojmë këta njerëz nga pushteti”, pohoi Ahmeti, njofton Klan Kosova.