Berisha godet opozitën kosovare: Me bomba gazi larguan investitorët e huaj
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se në Kosovë, përmes gazit lotsjellës, është tentuar të asgjësohet Kuvendi i Kosovës.
Berisha ka thënë se këto veprime i kanë shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm Kosovës, duke larguar investitorët e huaj, pasi sipas tij, askush nuk investon në një shtet ku “hidhen bomba gazi në parlament”.
“Unë nuk pranoj kurrë asgjësimin me dhunë të parlamentit të Kosovës. Derisa ti fut mina, fut gazin lotsjellës, ti e asgjeson seancën. Atë mund ta bësh një herë, por dy herë se bën dot kurrë. Ata i admiroj për durimin”.
LEXO EDHE: Sali Berisha: Ata që flasin për komb kosovar, janë të marrë (VIDEO)
“E drejtë është ajo që bëjnë ata, jo qëndrimi im. Duhet të tregosh durim, duhet të tregosh tolerancë, dhe ata i kanë treguar të gjitha këto, por ata, më atë që kanë bërë i kanë bërë një dëm të jashtëzakonshëm Kosovës, dëmë të pakrahasueshme. Nuk vjen kush më për të investuar në Kosovë. Ka ardhur ndonjë kompani këto kohë? Kush vjen të investojë në një vend ku hidhen bomba gazi në parlament? Asnjëri”, ka thënë Berisha në intervistën dhënë për rtv Dukagjini, transmeton Gazeta Express.