Rrëmbehet nga autobusi, rrugës për në Podujevë (VIDEO)

Aktuale November 24, 2016 - 20:10

Një person 33 vjeçar me inicialet I.E, u nxor jashtë autobusit, me të cilin ishte duke udhëtuar nga Prishtina në Podujevë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vranidoll, ku dy burra, M. B, 33 vjeç dhe B. B, 29 vjeç, nxorën jashtë viktimën, njofton Klan Kosova.

Pas ndërhyrjes së njësive policore, i rrëmbyeri është liruar dhe gjendet shendosh e mirë në shtëpinë e tij, përderisa ka pasur edhe arrestime.

Rasti i rrëmbimit, sipas asaj që ka arritur të marr vesh Klan Kosova, ka të bëjë me mosmarrëveshje tregtare, pasi që të dyja palët merren me tregti të kafshëve, dhe të dyshuarit janë të njohur për policinë.