Molliqaj: Vetëvendosje dëshmoi ku i kishte aktivistët, natën e sulmit në Kuvend

Aktuale December 01, 2016 - 21:30

Dardan Molliqaj, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se videot me vendndodhjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në natën që ndodhi sulmi me zollë mbi Kuvendin e Kosovës, i kanë realizuar vetë aktivistët.

Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se ato video dhe dëshmi, u punuan e u koleksionuan nga vetë aktivistët e lëvizjes për t’iu dhënë një pasqyrë të qartë qytetarëve se ku ndodheshin atë natë 6-të të dyshuarit e Vetëvendosjes për këtë sulm, përfshirë Astrit Deharin.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë hetimet dhe i kanë realizuar videot qe i prezantuam. Jemi dalë në terren dhe i kemi bërë fotografitë e më pas me “Google Earth”, e kemi paraqitur saktë atë që ka ndodhur në terren, si dëshmi vizuale të asaj që ka ndodhur”.

“Njerëzit duhet ta kishin sa më të qartë, që atë për të cilën po flitet, është e pamundshme të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.