40.55 për qind dalja në zgjedhje në Drenas

Aktuale December 04, 2016 - 19:40

Komisioni zgjedhorë i Kosovës ka deklaruar se votimet në Drenas kanë shkuar pa ndonjë incident të madh.

Valdete Daka nga KQZ ka thënë se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 40.55 për qind apo 21 mijë e 318 votues.

Daka ka thënë po ashtu se KQZ i falënderon të gjithë ata që kanë marr pjesë në procesin zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit zgjedhor, Valdete Daka në konferencën për media po ashtu ka thënë se pjesëmarrja në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 është 8 për qind më e vogël.

Gjithashtu, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Daka falënderoi të gjithë qytetarët e Drenasit që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar dhe për kulturën e lartë demokratike të treguar sot.

Po ashtu, kryetarja e KQZ-së falënderoi Këshillat e Vendvotimeve për punën e mirë që kanë bërë gjatë tërë procesit të votimit dhe gjithashtu inkurajoi të gjithë KVV-të që gjatë procesit të numërimit t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të dërgohet në vend./ZERI