Stavileci: PDK pret rezultate të thella

Aktuale December 04, 2016 - 20:43

Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci është shprehur se partia e tij do të korrë fitore në këto zgjedhje.

Stavileci tha ndër të tjera se duhet të presin edhe rezultatet preliminare e që sipas tij është herët të flasin për rezultate.

Ndërkaq për deklaratën e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit i cili tha se do të shkohet në Balotazh, Stavileci thotë se nuk duhet qenë aq optimist.

“ Të gjithë qytetarët sot e kanë dhënë një test të demokracisë. Janë rezultate inkurajuese por që duhet të presim deri në orën 21:00. Duhet ta shohim duhet me ditë kush po i thotë këto deklarata se do të shkohet në balotazh dhe nuk mendoj që duhet me than këtë një kryetar dhe nuk mundet me i ditë ai rezultatet. Drenasi shquhet për përfaqësimin e partisë tonë. Është e padrejtë për ta që të thuhet për balotazh”, ka thënë Stavileci./ZERI