Xhemajlaj : Ndërhyrja e Qeverisë bëri që ne të shkojmë në balotazh

Aktuale December 04, 2016 - 21:35

Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Drenasit, Ali Xhemajlaj ka thënë se fitorja e tij në këto zgjedhje ka qenë e sigurtë. Ajo që e ka bërë që të shkojë në balotazh sipas tij është ndërhyrja e qeverisë në javën e fundit.

Ndryshe, Xhemajlaj ka folur edhe për daljen e ulët të votuesve, sipas tij ky numër I votuesve ka qenë për shkak të mos pastrimit të listave të votuesve.