Publikohen rezultatet e KQZ-së nga 51 vendvotime, Drenasi në balotazh

Aktuale December 04, 2016 - 21:42

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e 51 vendvotimeve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci prin më 45, 77 % të votave.  I dyti është Isa Xhemajlaj  me 28,40 %.

Ndërsa, i treti më radhë është kandidati i pavarur Xhavit Drenori më 11.75%.

Pa u numëruar kanë mbetur edhe 21 vendvotime.