Albulena Haxhiu: Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal

Aktuale December 04, 2016 - 22:34

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ndryshimi ka filluar duke iu referuar situatës së sotme për zgjedhjet në Drenas.

“Ndryshimi ka filluar! Pas një periudhe të gjatë, PDK, po humb besimin në vendet që ka pasur më së shumti mbështetje!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal!”

“Zgjedhjet e ardhshme nacionale, do të jenë shembulli më i mirë, për heqjen nga skena të një subjekti që i ka sjellë aq shumë dëme vendit!”, ka përfunduar Haxhiu.