Xhavit Drenori thotë se ka ndodhur një atentat mbrëmë në Drenas

Aktuale December 05, 2016 - 22:03

Xhavit Drenori ka paralajmëruar në profilin e tij në Facebook, se mbrëmjen e kaluar në Drenas, ka ndodhur një rast kriminal, siç e ka quajtur ai ‘’atentat në tentativë’’ .

Këtë ngjarje Xhavit Drenori e konfirmoi dhe për Klan Kosova, por që nuk ka pranur të jap më tepër detaje rreth këtij rasti.

Xhavit Drenori është asamblist i PDK-së dhe ishte kandidat i pavarur për Kryetar të Drenasit, që i cili u radhit i treti në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit të 2016, por që ende nuk dihet ndaj kujt është bërë ky atentat, njofton Klan Kosova.

Ai nuk ka pranuar të tregoi nëse kanë qenë shënjestër familjarë të tij apo persona të ekipës së tij të punës.

Ndërkohë Policia e Kosovës nuk ka dalur me ndonjë raportim zyrtar rreth kësaj çështjeje.