Degradon gjendja e ajrit: Matja e mbrëmjes, shumë e dëmshme për shëndetin

Aktuale December 06, 2016 - 21:04

Gjendja e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është përkeqësuar. Ajri në Prishtinë në mbrëmje është bërë edhe më i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Matja e fundit, e bërë në mbrëmje nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri është "shumë i pashëndetshëm", raporton Gazeta Express.

Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 242 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër. 

Image