KSHZ i publikon rezultatet e para preliminare për të gjitha njësitë
(E PLOTËSUAR) – Në bazë të numërimit të votave të deri tanishme, kanë filluar të sjellin ndryshime në zgjedhjet në Maqedoni, transmeton “Zeri.info”.
Në bazë të rezultateve, tani po prin LSDM-ja e Zoran Zaevit, duke e lënë kështu mbrapa VMRO-DPMNE-në, e Nikolla Gruevskit.
Ndërkaq, deri më tani tek shqiptarët është duke prirë BDI-ja e Ali Ahmetit. /Zeri.info/

****
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka publikuar rezultatet e para preliminare, të cilat mund t’i shihni në formë grafike.
Sipas rezultateve të para, shihet se VMRO-DPMNE prinë e para në këto zgjedhje deri në rezultatet e tanishme, transmeton “Zeri.info”.
Ndërsa e dyta në bazë të numërimit të deritanishëm është LSDM.
KËTU mund t’i ndiqni LIVE rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni.
