‘Shqiptari, ky armik i shqiptarëve; andej, këndej, gjithandej’
Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Lumir Abdixhiku, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të Maqedonisë.
Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se përderisa në Kosovë, serbët marrin pjesë në zgjedhje në një listë të vetme, shqiptarët në Maqedoni kanë garuar me 4 parti dhe si rrjedhojë e kësaj, siç ka shkruar Abdixhiku, nuk fitojnë gjë, transmeton “Zeri.info”.
“Shqiptari, ky armik i shqiptarëve; andej, këndej, gjithandej”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Përderisa në Kosovë serbët marrin pjesë në zgjedhje nën një listë, në Maqedoni shqiptarët garojnë me 4 parti.
Si rrjedhojë s'fitojnë gjë.
Shqiptari, ky armik i shqiptarëve; andej, këndej, gjithandej.