Media kroate: Vuçiq u çmend për shkak të Zagrebit

Aktuale December 12, 2016 - 21:43

Kroacia ka bllokuar hapjen e kapitullit 26 të negociatave mes Serbisë dhe BE-së, ndërsa mediat kroate theksojnë se kryeministri Vuçiq "u çmend nga Zagrebi".

"Mjaft brutalitetit kroat, tërhiqeni bllokadën ose po iki! 'Vuçiq u çmend nga Zagrebi, kërcënon të bojkotojë bisedimet me qeveritë e Bashkimit Evropian", shkruan "Jutarnji" kroat, raporton B92.

Mediat kroate theksojnë se mediat serbe si lajm kryesor në portalet e tyre raportuan bllokadën, dhe se lajmi i publikuar u pasua me "urgjent".

"Jutarnji" thekson se Vuçiq shkoi në Bruksel, raportoi deklaratat e tij si dhe deklaratat e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq.

"Kroacia ka bllokuar Serbinë, Vuçiq u çmend: mjaft arrogancës kroate", shkruan në portalin tjetër kroat, "Index".

Ata lajmin e bllokadës e mbajnë në faqen e parë, por jo si lajm ekskluziv, ndërsa në portalin "Jutarnji" problemi i ri në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kroacisë është lajm ekskluziv.

Portali "24 sata.hr" vë në dukje se "Vuçiq kërcënohet: Nëse Kroacia bllokon kapitullin 26, do të bojkotoj konferencën e BE-së"./Express/