Rama jep mesazhin e radhës për Greqinë: Le ta ruajm fqinjësin, por ne nuk harrojmë
Një mesazh tjetër ka ardhur sot nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për vendin fqinj Greqin. Rama në mesazhin e tij me tone të qeta dhe me një gjuhë të pajtueshme dhe aspak agresive ka thënë se “ka zero probleme me fqinjët”.
“Nuk do të thotë të bësh veshin e shurdhën dhe të mos ndash shqetësimet e së kaluarës apo të tashmes, ne nuk duhet të harrojmë”-ka thënë Rama.
Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama u shpreh se, kur vjen puna te Evropa shqiptarët nuk ndahen. “Si forcë qeverisëse ne e kemi shkruar në programin tonë, që Evropa nuk është një rrugëtim për të shkuar diku, por një udhëtim i brendshëm për të pasur një shtet demokratik”, tha ai. Kreu i qeverisë shqiptare duke folur për hapjen e negociatave tha se pavarësisht se cila do të jetë sjella e BEsë, Shqipëria do të vazhdojë me vendosmëri si i vetmi drejtim integrimi në BE. “Nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE në qoftë se nuk zbatojmë kryereformën”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij duke iu referuar reformës në drejtësi.