Ushtarët e fejuar të UÇK-së që ranë heroikisht 18 vjet më parë (VIDEO)
Aktuale
December 14, 2016 - 20:33
Me këtë grup të ushtarëve të UÇK-së ishte edhe një vajzë 21 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Luljeta Shala bashkë më të tjerët në dhjetor të vitit 1998 u nisën nga Shqipëria për në Kosovë që të sjellin armatim.
Urimet që i mori ky grup për fat dhe rrugë të mbarë nuk u dolën.
Një ditë pasi u nisën, ata ranë në pritë të organizuar nga forcat serbe në malet e Pashtrikut.
Aty mbeti e vrarë kjo vajzë nga Krajkova e Drenasit, i fejuari i saj Hysen Bujupi, Mujë Krasniqi edhe 33 ushtarë të tjerë.
Ajo u vra 9 muaj pasi iu bashkua UÇK-së, gjatë së cilës kohë edhe u fejua me Bujupin.