Valdete Daka viziton qendrat e votimit në Drenas
Aktuale
December 17, 2016 - 23:05
Gjatë ditës së nesërm, kur do të zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, do t’i vizitojë dy qendra të votimit.
Fillimisht, kryetarja e KQZ-së do të qëndrojë në QV 0315E në fshatin Poklek dhe pastaj do të vizitojë edhe QV 0319E në fshatin Zabel i Ulët.