Ambasada e Kosovës në Gjermani vë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët kosovarë
Aktuale
December 19, 2016 - 22:37
Pas sulmit në Berlin të Gjermanisë, ambasada e Kosovës atje ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës në rast nevoje për ndihmë në lidhje me sulmin.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është solidarizuar me popullin gjerman, ndërsa ka dënuar ashpër sulmin e sontëm, trasnmeton "Zeri.info".
“Dënoj fuqishëm sulmin brutal në Berlin. Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe familjet e viktimave”, ka shkruar ministri Hoxhaj në llogarinë në Twitter.
Të gjithë qytetarët e Kosovës që gjenden në Berlin dhe kanë nevojë për ndihmë lidhur me sulmin e sontëm, mund të kontaktojnë në numrat emergjentë që ka vënë në dispozicion ambasada e Kosovës në Gjermani:
+49 179 36 70 536