Fëmijët e Kosovës janë të rrezikuar nga përdorimi i pakontrolluar i internetit

Aktuale December 20, 2016 - 23:53

Fëmijët e Kosovës janë të rrezikuar nga përdorimi i pakontrolluar i internetit. Këtë e bënë të ditur  Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë.

Sipas një raporti që nesër do të bëhet prezantimi nga Save the Children në Kosovë, fëmijët e shtatë komunave të Kosovës kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike.

“26% e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 10% kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë. 39% e fëmijëve kanë deklaruar që përmbajtja pornografike që kanë parë në internet i ka shqetësuar ata. 96% e fëmijëve që kanë deklaruar se kanë parë përmbajtje pornografike, kanë telefon të mençur personal. 43% e fëmijëve kanë kontaktuar persona të panjohur  përmes internetit,  61% e tyre janë takuar edhe personalisht me  këta persona dhe, 32% e fëmijëve janë shqetësuar pas takimeve me persona të panjohur”, thuhet në njoftim.