Menduh Thaçi jep dorëheqje si kryetar i PDSH-së

Aktuale December 22, 2016 - 19:05

Kryetari I PDSH-së, Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqje para pak minutash.

Ai ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi në Facebook. "Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së.', shkruan ai.

Lexoni te plote doreheqjen e tij!

Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t'a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.