Hoxhaj: Turqisë ia treguam vijat e kuqe për rastin e gazetarit Buzhala

Aktuale December 22, 2016 - 22:03

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ia ka treguar vijat e kuqe Turqisë, pas kërkesës së saj për autoritetet e Kosovës që të arrestojnë drejtorin e Gazetës Express, Berat Buzhala, pas një komenti të tij satirik për puçin e korrikut në Turqi.

“Unë kam qenë ministri i vetëm i Jashtëm, në një kohë pas puçit, i cili ia ka vendosur vijën e kuqe Turqisë në raport me kërkesën e politikës turke për ta akuzuar zotërinë Berat Buzhala...”, ka thënë Hoxhaj në “Zona e Debatit” në Klan Kosova, raporton Gazeta Express.

“Ma përmendni një emër tjetër në rajon... Ka shtete që ekzistojnë që 100 vjet si Shqipëria, ka shtete që ekzistojnë që 200 vjet, dhe nuk kanë reaguar”, është shprehur Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka thënë se qëndrimin e saj Kosova ia ka shprehur Turqisë edhe për shkollat e hapura nga lëvizja e klerikut turk, Fethullah Gülen, që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e sheh si armikun e tij numër një. /Express/