Baftiu thotë se Kadri Veseli ka ndarë Mitrovicën
Besa Baftiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli se ai është njeriu “që e ka ndarë Mitrovicën”.
Baftiu i është referuar një incizimi ku shihen punëtorët e Shtëpisë së Shëndetit të Mitrovicës janë ndaluar nga KFOR-i të kalojnë në veri, ku ka qenë objekti i Shtëpisë së Shëndetit.
Ajo ka thënë se Veseli, bashkë me Hashim Thaçin, i kanë ndaluar mjekët në Mitrovicë të kthehen në punët e tyre.
Veseli më pas i ka kërkuar Baftiut ta përsëri se qenka ai që e ka ndarë Mitrovicën.
Mirëpo Baftiu më pas tha se “jeni një nga përgjegjësit”, duke refuzuar ta përsëri frazën “Ju (Kadri Veseli) e keni ndarë Mitrovicën”.
Veseli më pas i ka thënë Baftiut se “nuk dini për çfarë po flisni” dhe se nuk i njeh fare rrethanat e asaj kohe.