Ymeri, Veselit: 100 herë të kam thënë, mos e keqpërdor mikrofonin; Veseli, Ymerit: I fort je komandat

Aktuale December 23, 2016 - 22:27

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kanë hyrë në një replikë derisa po vijon debati për murin e ndërtuar në veri, njofton Klan Kosova.

Ymeri i ka thënë Veselit se po e keqpërdorë pozitën  tij dhe mikrofonin duke u ndërhyrë deputetëve në fjalën e tyre.

“100 herë të kam thënë, mos e keqpërdor mikrofonin”, iu drejtua Ymeri, Veselit.

“Komandat i fort je, veç t’u ka prish frizura”, iu përgjigj Veseli duke qeshur.

Ymeri më pas e ka marrë fjalën duke e qortuar Veselin se ai gjithmonë po ia gabon mbiemrin, përkundër se e ka shumë të shkurtër.

“Mbiemri im ka pesë germa Y-M-E-R-I, porse Veseli prapëseprapë ma gabon, gjithmonë ma bën fillimin me I, e çuditshme kjo, si nuk ka arritur ta mësoj ende”.