Kryesia e Kuvendit ua heqë mëditjet deputetëve që po mungojnë në seancën për Murin
Aktuale
December 23, 2016 - 22:35
Në Parlamentin e Kosovës po mbahet një seancë ku po diskutohet për murin e ndërtuar në cep të urës mbi lumin Ibër.
Por, shumica e deputetëve as që gjenden në sallën kryesore ku po mbahet diskutimi.
Për momentin nuk janë më shumë se 35 ligjvënës duke debatuar, prandaj kryesia e Kuvendit ka vendosur që t’ua heqë mëditjen për seancën e sotme atyre që mungojnë.
“Kryesia do t’ua ndal mëditjen deputetëve që nuk janë në seancë – nëse kthehen ua japim”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.