Haxhiu: Visar Ymeri, milingonë e BIA-s serbe; Konjufca: BIA ka punuar me SHIK-un; Veseli: Glauk, i mençur je!

Aktuale December 23, 2016 - 22:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e pengon veç SHIK-u, por jo edhe shërbimet serbe.

Ai madje e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, milingonë të shërbimit sekret serb BIA.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, i cili thotë se BIA ka qenë e afërt me SHIK-un.

“A të ka kallxu dikush a? Aaa… je i mençum, nuk të ka tregu kush. Po më pëlqen kjo gjuha e komunikimit”, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/