Pas Vuçiqit, edhe Vulin jep ultimatum për formimin e Asociacionit

Aktuale December 26, 2016 - 22:35

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar nga përfaqësuesit serbë nga Kosova që të sigurojnë unitet të plotë midis përfaqësuesve politikë serbë.

Ai u tha atyre, që të forcohet uniteti mes gjithë serbëve, njoftoi Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin.

“Jam i bindur se ata do ta vlerësojnë unitetin. Ajo që është më e rëndësishmja tani është që serbët ta marrin fatin e tyre në duar”, tha Vulin për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet.

Sipas Vulinit, Serbia nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje deri sa të zbatohet marrëveshja e AKS-së.

“ASK-ja duhet të formohet, do të ishte mirë që të bëhen me pëlqimin e të gjithë nënshkruesve që arritën marrëveshje në Bruksel, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë serbët në Kosovë do të marrin fatin e tyre në duar dhe askush nuk mund t’i fajësojë ata”, tha Vulin.

Ndër tjera, ai tha, se mënyra e vetme që Serbia të jetë e suksesshme, të ruaj interesat e saj në Kosovë, është që të ketë një unitet dhe politikë të qartë mes të gjithë serbëve të Kosovës dhe qeverisë serbe.