Ministrja e Drejtësisë: Vetëvendosje politizoi me rastin Dehari

Aktuale December 27, 2016 - 21:02

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të skajshëm të rastit të vdekjes së aktivistit të saj Astrit Dehari, që në ditët e para.

Hoxha tha se ishte LVV që e politizoi rastin dhe sipas saj, po kërkojnë raste të dyfishta.

“Ishte Lëvizja Vetëvendosje që prej fillimit e politizoi rastin. Në njërën anë thanë pse të publikohet xhirimet ndërsa në anën tjetër kur morën rezultatin e ekspertëve publikuan foto të të ndjerit. Po dojnë që të vendosin standarte të dyfishta”.

Sipas saj, një pjesë e shoqërisë civile është bërë edhe pjesë e agjendave politike.

“Po ndodh një politizim i cdo inciative qytetare”.

Tutje Hoxha përmendi se brenda pesë muajve mandat, ministria që ajo udhëheq kanë arritur t'i ndryshojë tetë projektligje.