Tirana nga qielli (Video)

Aktuale December 27, 2016 - 21:12

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, dhe atmosfera po ndjehet në kryeqytetin shqiptar.

Këtë më së miri e dëshmon edhe një video me dron ku Tirana duket ndryshe, e përfshirë në atmosferën festive.

Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës. Festat e gjetën Tiranën të ndriçuar me 550 mijë poça dhe 500 yje, kambana dhe topa, atmosferë që e ka sjellë festën më herët në familjet shqiptare.

Janë 20 rrugë që po ndjejnë atmosferën e festave, veçanërisht gjatë natës në kryeqytet, një pjesë e të cilave nuk kanë qenë të zbukuruara më parë.

E veçanta e këtyra festave është edhe “Fshati i festës” në sheshin “Nënë Tereza”.

Një pamje të veçantë dedikuar festave të fundvitit ka marrë edhe lulishtja përballë presidencës, ku janë vendosur punime shumë ngjyrëshe të realizuara nga një artist italian.